Shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë e goditur nga tërmeti i 26-nëntorit të shkuar pritet të jetë gati brenda vitit 2021. Kryeministri Edi Rama ndau sot një video nga kantieri i ndërtimit të kësaj shkolle.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë për nxënësit e mësuesit e shkollës “Ramazan Subashi” në Vorë, e cila po rilind nga gërmadhat e 26 nëntorit të shkuar, më e madhe, më bukur e më e fortë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, tha Rama.

Shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë, është pjesë e programit të rindërtimit , bashkë me 143 shkolla të tjera në vend që po ndërtohen me standarde europiane dhe pritet të jenë gati brenda vitit 2021.

Me 11 klasa dhe 4 laboratorë, shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë do të ofrojë kushte dhe standarde dinjitoze për 250 nxënësit e saj.