Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër punimet për rindërtimin e shtëpive të banorëve të prekur nga tërmeti në Shijak. “Duke ndjekur punimet që vijojnë çdo ditë, në një tjetër kantier për rindërtimin e çdo pasoje të 26 nëntorit. Në Shijak po punohet për akomodimin e 874 famijeve në shtëpi të reja, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm, kanalizime, ndriçim e sinjalistikë rrugore, rrjetin e telefonisë e internet, krahas 6 shkollave të reja, për Shijakun që duam”, shkruan kryeministri Rama.Më tej ai u ka kthyer përgjigje edhe akuzave të PD-së për shpërdorimin e fondeve të dhëna nga Banka Botërore. Rama tha se Be i administron vetë fondet, qeveria vetëm ka bërë struktura speciale për të përshpejtuar punën. “Kjo është mundësi e mirë për të sqaruar disa që komentojë që ku i çuat paratë e botës, bota dha paratë. Paratë e botës bota i administron vetë. Nuk janë para thesi që vjen në Shqipëri dhe u jepen autoriteve shqiptare janë fonde që administrohen nga BE me strukturat e veta me fondet e veta. Ne kemi bërë struktura speciale për të mbaruar më shpejt. Procedurat e BE-së dhe në shumë vende të tjera janë shumë më të gjata. Së shpejti hapen kantierët. Me 26 nëntor do hapim në pjesë të mirë të shkollave. Në Itali ka mijëra njerëz që presin të hyjnë në shtëpi edhe pas 4 viteve, edhe pas 10 vjetësh që ka rënë tërmeti. Procedura të zgjatura dhe ankime. Ndërkohë që përsa i përket buxhetit tonë me taksat e shqiptarëve,jo vetëm që s’ka ndodh por është komplet ndryshe. Do të jenë shkolla me standarde 100% të Bashkimit Europian”, deklaroi Rama.