Pasi Rusia njoftoi se kishte gati vaksinën kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po diskutonin me autoritetet e Moskës për zyrtarizim të mundshëm paraprak të vaksinës së aprovuar rishtazi nga Moska.
“Mund të them se jemi në kontakt të ngushtë më autoritetet shëndetësore në Rusi dhe diskutimet po vazhdojnë lidhur me zyrtarizmin e mundshëm paraprak të vaksinës”, deklaroi Tarik Jasarevic, zëdhënës i OBSH.
Gjithësi, zyrtari theksoi edhe se “zyrtarizimi paraprak i çdo vaksine, përfshin vlerësime rigoroze të të dhënave mbi sigurinë dhe efikasitetit e nevojshëm”.