Rusia ka nisur prodhimin e vaksinës së COVID-19, duke u bërë kështu vendii parë në botë që futet në këtë fazë dhe që ka synimin të nisë shpërndarjen në fund të këtij muaji.

Agjencia e lajmeve ’Interfax’ raporton se është ministria e Shëndetësisë së Rusisë që e ka dhënë këtë lajm. Disa shkencëtarë druhen se në këtë rast Moska po vendos prestigjin kombëtar para sigurisë.