Biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar për herë të parë pas sekuestrimit të pasurisë së tij nga SPAK, duke bërë një postim në rrjete sociale, ku tregon se tashmë do të dalë në rrugë me dy supermjete të tjera. Në postimin që e ka shoqëruar edhe me video, tregon se në udhëtimet e tij do e shoqërojnë automjetet e markës Range Rover, për të cilat thotë se nuk shkaktojnë probleme me policinë.
Sa i përket Mercedes Benz, një prej automjeteve që është sekuestruar nga SPAK, Ylli Ndroqi përdor notat e ironisë duke thënë se cilëson si të dalë nga moda. “Mirëmbrëma të dashur miq! Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Nga sot vendosa të lëviz me Range Rover. Mercedes Benz ka dalë nga moda. Ju sugjeroj Range Rover makinë pa probleme me policinë”, shkroi Ndroqi.