Jadon Sancho dhe Manchester United janë gjithmonë e më pranë firmës. Ylli i Borussia Dortmund është gati të veshë fanellën e “Djajve të Kuq” pasi sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, klubi anglez dhe mesfushori 20-vjeçar kanë gjetur akordin për një kontratë 5-vjeçare. Finalizimi tashmë i takon dy klubeve, me blerjen që do t’i kushtojë Manchester United rreth 120 milionë euro.
Nëse marrëveshja do përfundojë me sukses atëherë transferta do të jetë më e shtrenjta e realizuar ndonjëherë për një futbollist anglez. Jadon Sancho ishte golashënuesi i skuadrës këtë sezon, me 17 gola dhe 16 asist ndërkohë që kontrata me Borussia-n përfundon në vitin 2022.