Top Story

Çështja e marrëveshjes për detin nuk do të zgjidhej as nga PS as nga Kushtetuesja pa mbështetjen e SHBA-së, që kanë qenë drejtpërdrejtë të investuara dhe interesuara për zgjidhjen e këtij konflikti në favor të Shqipërisë.

Fakti i parë*, në maj 2012 jam takuar personalisht me kolonel Myslym Pashajn nga një zyrtar i lartë i DASH-it dhe na janë dhënë dy ftesa nga Hillary Clinton me motivin “në shenjë falenderimi për të gjithë lëvizjen për të mbrojtur kufinjtë”. Pashait i është thënë për SHBA, “ju jeni hero kombëtar sepse keni mbrojtur territorin shqipar dhe do të mbeteni në histori”.

* *Fakti i dytë*, SHBA ka marrë në mbrojtje të nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që morën vendimin dhe janë nisur një muaj në SHBA me pretektin e specializimit për të krijuar një lloj distance nga sulmi politik atë kohë.

* Tani a ekziston më ky interes i SHBA kur në qeveri është Trump? Kjo është tjetër! A kanë ndryshuar interesat e SHBA me të gjithë atë investim? Kjo mbetet për t’u diskutuar. Në atë kohë kishte edhe përplasje të anijeve që kërkonin për burime gazi, që nuk ishin vetëm greke, por edhe britanike dhe amerikane. Ishte hera e parë që SHBA përballë një konflikti mes Shqipërisë dhe Greqisë rreshtoheshin në krah të Shqipërisë, historikisht ishin rreshtuar krah Greqisë. Prandaj nuk ka arsye që qeveria ta adresojë në një aktor të tretë (Haga).

Deti kusht për BE-në?

E para* Rumania dhe Bullgaria kur janë pranuar (në BE) kanë pasur konflikt kufitar dhe nuk iu vendosën kusht.

E dyta* nuk është pjesë e kapitujtve që po negociohen.

E treta* konfliktet më të mëdha në Hamburg (Gjykata ndërkombëtare) janë nga shtetet anëtare të BE-së për hapësirat detare.