Trendi në rritje i depozitave bankare ka vijuar edhe në tre mujorin e dytë të vitit 2020. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se, Qarku i Korçës kryeson për totalin më të lartë depozitave bankare të biznesit dhe individëve krahasuar me 8 qarqet kryesore të vendit.

Sipas BSH-së gjatë tremujorit të dytë të vitit, Qarku i Korçës regjistron 53 miliardë lekë depozita bankare, kundrejt 52 miliardë lekë një tre mujor më parë. Ndërkohë që në qarqet e tjerë të vendit ky tregues ose ka mbetur i pandryshuar ose ka shënuar rritje ose rënie të papërfillshme.