Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e Covid19 qytetarët akoma nuk janë ndërgjegjësuar për respektimin e rregullave të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë. Administratori i një restoranti dasme në Fier është gjobitur me 1 milionë lekë të reja, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Pas kontrolleve të ushtruara nga policia në Fier, u zbulua se restoranti i dasmave me administrator 63 vjeçarin me iniciale F. V., po zhvillonte një dasmë në ambientet e biznesit të tij. Ndërsa një 57 vjeçar me iniciale A. D., është proceduar për veprën penale “Prishje e qetësisë publike”. Pasi kishte shkuar me pushime tek Gjiri i Lalëzit, 57 vjeçari ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, për shkak të një ceremonie familjare.