Shkelzen Berisha

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sërish në lidhje me dokumentet që tregojnë se si Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, arriti të blejë prona me vlerë disa milionë euro.

“Zeni kthehet në vendin e krimit. Atje ku vrau 26 njerëz, tani do paketojë boronica”, tha Balla.

Balla iu referua të kronikës së “Top Channel”, lidhur me reagimet që shkaktoi publikimi i dokumenteve që tregonin se si Shkëlzen Berisha arriti të blejë prona me vlerë disamilionë euro.

Një nga të parët që reagoi ishte një prej familjarëve të tragjedisë së Gërdecit. Tashmë një jurist, Geraldo Durdaj, djali i madh i familjes Durdaj, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit.

Geraldo Durda, thotë se autori po kthehet në vendin e tij të krimit. “Kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë? Fillimisht blen pronën, më parë ka blerë një makinë 85 mijë euro dhe një apartament tek ETC 346 mijë euro. Më pas merr kredinë për të blerë pronën, të cilën e lë kolateral për kredinë. Më pas blen edhe ca makineri boronicash 2.4 miliardë lekë (të vjetra). Pastaj e kamuflon me një kompani që ka një punëtor. Me pas rikthehet ne vendin e krimit. Edhe më e çuditshmja, askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e tij? Kush i sponsorizon udhëtimet e tij? Çfarë punon? Në cilin objekt ka qenë ndërmjetës, çfarë është blerë e çfarë është shitur”, shprehej më herët Geraldo Durdaj.