Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha ka ngelur pa vizë amerikane dhe ai nuk udhëton dot përtej oqeanit. CNA.al disa kohë më parë shkroi se SHBA i kishte hequr vizën Lulzim Bashës por zërat pranë tij duke u përtypur u përpoqën ta mohojnë. Në atë kohë u tha se Basha do udhëtonte në SHBA në dhjetor të 2019, por më pas u justifikua me termëtin. Kanë kaluar më shumë se 3 vite dhe Lulzim Basha është pa vizë amerikane dhe nuk udhëton dot më aty.

Heqja e vizës dhe bllokimi i Bashës erdhi pas vizitës së tij në maj të 2017 ku gjatë një vizite krejtësisht private, nëpërmjet një lobimi në një takim donacionesh mundi të siguronte një foto më presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Por në dhjetor të vitit 2017, në mediat amerikane plasi dhe skandali për një financim rreth 1 milionë e 25 mijë dollarë nëpërmjet kompanisë të lobistit Nik Muzin. Çështja e financimeve shkoi për hetim edhe në prokurorinë shqiptare por u mbyll me procedurë. Ndërsa në SHBA, zhurma ishte e madhe pasi mediat akuzuan se paratë e Lulzim Bashës ishin dhënë nga offshore me pronarë rusë.

Mediat gjithashtu kanë raportuar shpesh edhe për lidhjet e Lulit me shtetasin turk Ekim Alptekin, njeriun e shpallur në kërkim nga FBI. Alptekin njihet si familjar i ngushtë i Lulzim Bashës, por nga ana tjetër turku akuzohet për rrëmbimin e klerikut Fetullah Gullen në SHBA. Sk andali i financimeve, lidhjet me individë të kërkuar nga FBI, kanë përfshirë edhe vetë Bashën në hetime, por hapi i parë ka qenë refuzimi i vizës ndaj kreut të Republikës së Re.Së fundi nëpërmjet një kompanie lobuese Basha po kërkon të marrë një ftesë zyrtare nga departamenti i shtetit, që të sigurojë një vizë diplomatike për të udhëtuar drejt SHBA-ve, pas më shumë se 3 vitesh. Dokumenti i lobimit tregon qartë se Lulzim Basha s’ka pasur vizë amerikane, gjithshtu burime diplomatike disa herë kanë theksuar se atij dhe disa politikanëve ju është refuzuar viza për në SHBA, kjo edhe për shkak të qendrimeve politike dhe aksioneve të tyre kundër interesave të shqiptarëve dhe vetë SHBA-ve./CNA.al/