Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të inspektojë sot shkollën më të re në kryeqytet të dizenjuar nga Stefano Boeri. Veliaj thotë se ajo do do të ndërtohet tek rreth-rrotullimi i Shqiponjës dhe do të jetë shkollë 9-vjeçare ku do të mund të mësojnë 1 mijë nxënës. Kryetari i bashkisë së Tiranës njoftoi se shkolla do të mbajë emrin e gazetarit të drejtë e të ndershëm ‘Andrea Stefani’.

“Sot do inspektoj shkollën më të re në Tiranë tek rreth-rrotullimi i Shqiponjës. E dizenjuar nga Stefano Boeri, do jetë 9 vjeçare me para-shkollor për 1,000 nxënës & do mbajë emrin e gazetarit të drejtë e të ndershëm “Andrea Stefani”. Shpëtim për gjithë zonën Astir-Doganë”, shprehet Veliaj. Stefano Boeri është arkitekt italian i njohur ndërkombëtarisht i cili ka dizenjuar edhe sheshin “Skënderbej” në Tiranë.