Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve pozitive dhe fataliteteve nga COVID-19 për banorë. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve ECDC, rezulton se Shqipëria ka rreth 250 raste pozitive me SARS-COV2 për 100 mijë banorë, dy herë më pak se Serbia dhe Bosnja dhe 3 herë më pak se Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Sa i takon fataliteteve janë 8 fatalitete për 100 mijë banorë, të dhëna që e rendisin Shqipërinë ndër vendet e fundit në rajon dhe Europë. Sipas të dhënave të ECDC-së Mali i Zi ka numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 me 636 të prekur për 100 mijë banorë. Gjithashtu Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të fataliteteve 26 vdekje për 100 mijë banorë.