Nuk e dimë saktësisht se ç’farë janë tani, pas lajmeve të bujshme për ndarjen e tyre, por Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se s’rrinë dot gjatë larg njëri-tjetrit. Një arsye madhore për takimet e tyre të shpeshta është e vogla Stormi, e cila duket se ka bashkuar edhe më shumë prindërit e saj. Ditën e djeshme, ylli i “KUWTK” festoi 23-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që në festën e saj s’mund të mungonte Travis!

Megjithëse një ditë me vonesë, ai nuk harroi ta uronte publikisht në Instagram mamanë e vajzës së tij. Reperi publikoi tre foto super të ëmbla të Kylie-t dhe Stormi-t, të cilat padyshim janë personazhet kryesore të jetës së tij. Këto postime, Travis i shoqëroi me emojin e tortës së ditëlindjes, duke e uruar Kylie-n sipas mënyrës së tij, pa shumë fjalë.


Ndërkohë, mungesa e fjalëve na bëri kuriozë të dimë ç’po ndodh vërtetë në raportin e tyre dhe nëse janë rikthyer plotësisht si më parë.