Deputeti Kostaq Papa ka postuar disa foto në profilin e tij në Facebook, kur kishte ende flokë. Deputeti Kostaq Papa u bë i famshëm në Kuvend për deklaratën e tij, se kur ka qenë me flokë, femrat që e kanë rrethuar kanë pirë më shumë Whiskey sesa ujë.

“Të gjithë duhet të jemi pak genelman pas kanë ndodhur disa gjera me fëmrat periudhën e kaluar. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është për këto dhe aq më tepër për fëmrat, se pse në rininë të gjitha fëmrat që më janë afruam mua, ku kisha dhe kaçurrela, ku kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski dhe pije të mira sesa ujë“, deklaronte Papa nga foltorja e Kuvendit.