Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket se po përdor fondet e Partisë Demokratike për të lobuar që ti rikthehet viza diplomatike për udhëtim në SHBA. Pas raporteve të këqija me Uashingtonin, sidomos në çështjen e lobimit rus, Basha e ka të pamundur të udhëtoj me pasaportë diplomatike në Uashington. Nevoja për një vizë diplomatike, duket se është kthyer në qëllim në vetvete për të.
Një javë pas marrevshjes së 5 Qershorit, i sigurt se tani kishte shanse të udhëtonte drejt Uashingtonit, ai ka paguar shoqërinë “Sonoran Policy Group” që të mundësojë një telefonatë me Mattheë Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA.
Kërkesa për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend. Në tabelë shikohet qartë qëllimi i bisedës telefonike q ëka të bëj me një udhëtim diplomatik në SHBA.
Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.
Fakti që Lulzim Basha ende nuk e ka siguruar mundësinë për një udhëtim diplomatik në SHBA, konfirmon ngrirjen e vizës së tij diplomatike për SHBA, dhe raportet e përkeqësuara me administratën amerikane.
Nga ana tjetër si investim kryesor në lobimin e tij në SHBA përveç anës financiare, është fakti që ai po sillet urtë në skenën politike në Tiranë, duke pranuar në heshtje ndryshimet kushtetuese dhe duke mos u konfrontuar me qëndrimet e politikës amerikane për situatën në Shqipëri.
Edhe fakti që pagesën për të lobuar për një udhëtim në SHBA e ka bërë pas 5 Qershroit, tregon se ai ka pranuar marrëveshjen duke lobuar për vizën e tij.
Pra në vend që të lobojë në SHBA për interesa të Partisë Demokratike, Basha po përdor Partinë Demokratike për të lobuar për interesa të tij personale, në rastin konkret sigurimin e një vize diplomatike për SHBA.