Transformimi i flokëve nga kaçurela ose me onde në të drejta shpesh përfshin përdorimin e shumë kimikateve, tharëses, pjastrës duke dëmtuar kështu me kalimin e kohës flokët tuaj.
Por kohë më parë se të shpikeshin këto objekte gratë i kanë rregulluar flokët e tyre për dekada pa nxehtësi. Këto teknika mund të mos funksionojnë për të gjithë por nuk humbisni asgjë nëqoftë se i provoni:
Hapi i parë: Filloni me shampon dhe balsamin. Është shumë e rëndësishme të fillosh me një shampo dhe balsam por me ato të duhurit për flokët e drejtë. Pas larjes, përpiquni t’i thani flokët për të hequr sa më shumë lagështi të jetë e mundur me peshqir. Më pas përdorni një vaj ose serum zbutës.
Hapi i dytë: Përdorni një peshqir ultra-absorbues. Teknikat e drejtimit pa ngrohje punojnë më së miri kur flokët janë të shëndetshëm. Edhe pse mund të duhen orë për që flokët të thahen plotësisht, rekomandohet që të përdorni një peshqir shumë të butë dhe që thith mirë ujin në mënyrë që flokët të thahen lehtësisht.
Hapi i tretë: Krihini flokët derisa të jenë tharë Për flokët e gjatë dhe të mesëm që drejtohen lehtësisht,duhet ti krihni me një furçë normale derisa ato të thahen.Për flokët me onde natyrale, kjo teknikë do t’ju japë pamjen e flokëve si të pa rregulluar por mund të vazhdoni duke përdorur një vaj për t’i zbutuar ato.