Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 361 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid. Në çdo monitorim nga Taskforca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

AKU njofton se “me kërkesë të vetë subjekteve është kryer proceduara e asgjësimit të 13 ton produkteve ushqimore të pasigurta për konsum”. Gjithashtu, AKU informon se “u realizua procedura e asgjësimit të sasisë prej 1440 kokrra veze të bllokuara pak ditë më parë si të papërshtatshme për konsum”.

“Janë marrë 19 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime”, thuhet në njoftim. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.