Prej dy ditësh reshjet e shiut kryesisht në zonat bregdetare kanë prishur planet e pushuesve të cilët nuk dinë nëse duhet të nisen për në plazh apo jo, sidomos këtë fundjavë. Por Meteorologia Bani parashikon që nga dita e premte do të rriten temperaturat dhe do të kthehen ditët me diell. Po ashtu java tjetër do të jetë e favorizuar për pushuesit, me temperatura që kapin 37 gradë.

Parashikimi i Adiola Bani, Meteoalb: “Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara. Pritet që dita e premte të sjellë përmirësim të situatës, pasi reshjet do të jenë të fokusuara pas mesditës dhe në zonat malore të territorit e pjesërisht në jug. Ndërsa bregdeti do të jenë të favorizuara dhe do të kenë një mot me diell gjatë ditës së premte.E shtuna vazhdon me të njëjtat kushte, por nga dita e dielë do të ketë kryesisht me diell krahasuar me ditën e djeshme dhe ditën e sotme pasi edhe sot maksimumi është jo më shumë se 33 gradë celsius. Nga dita e nesërme e në vijim do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke arritur deri në 37 gradë celsius”.