Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka cilësuar si një ditë shumë të trishtë, ndarjen nga jeta të të skulptorit Arben Bajo, teksa shton se e ka të vështirë t’i thotë lamtumirë. “Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty. Një ditë kaq e trishtë sot! Kemi një artist më pak. Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh u nda prej nesh. A mundet të të themi lamtumirë kaq herët? U prehsh në paqe! Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh”, shkruan Margariti.