Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё individёt pёr t’iu pёrgjigjur thirrjes se institucioneve financiare ku ata kanё llogari, pёr plotёsimin e vetёdeklarimit tё nevojshёm pёr pёrcaktimin e rezidencës sё tyre fiskale. Shqipëria është e angazhuar të fillojë shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare të OECD-së n në fund të vitit 2020. Shkëm bimi auto matik i informacionit është rëndësishëm për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore, shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, bën të mundur shmangien e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, lufton krimin financiar, ashtu sikurse parandalon dhe zbulon krimin midis vendeve anëtare që kanë firmosur marrëveshjen AEOI.

Duke filluar nga 11 marsi i këtij viti kur hyri në fuqi ligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare”, të gjitha institucionet financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruar të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij ligji që përcakton raportimin pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard – që figurojnë të çelura me datë 1 janar 2019 dhe për ato të hapura gjatë vitit 2019.

Mbi 100 shtete dhe territore, përfshirë të gjitha qendrat kryesore financiare, janë pjesë e AEOI ose kanë deklaruar qëllimin e tyre për ta miratuar standardin. Baza ligjore për AEOI ka hyrë në fuqi më 1 janar 2017.

Standardi i ri global për shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI) zvogëlon mundësinë e evazionit të taksave. Ajo siguron shkëmbimin e informacionit të llogarive financiare jorezident me autoritetet tatimore në vendin ku jeton personi që ka llogarinë. Palët që zbatojnë marrëveshjen AEOI shkëmbejnë informacione për të cilat është rënë dakord paraprakisht, pa pasur nevojë të dërgojnë një kërkesë specifike.