Rreth 250 apartamente me kosto të ulët do të vihen në dispozicion të familjeve me të ardhura të ulëta e të mesme, të cilat nuk përballojnë dot blerjen e banesave në treg të lire në 5 bashki të vendit. Enti kombëtar i Banesave bëri të ditur se nga ky investim do të përfitojë banorët e 5 bashkive, Kukës, Has, Gramsh, Maliq dhe Vlorë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Enti Kombëtar i Banesave me bashkitë, në Kukës do të përfitojnë 75 familje, në Has 35 familje, në Gramsh 35 familje, në Maliq 27 familje dhe në Vlorë 75 familje. Ndërtimi i këtyre apartamenteve është pjesë e strategjisë së qeverisë për strehimin social.