Një studim i fundit shkencor i kryer në Shtetet e Bashkuara, ekzaminoi zak onet e ngrënies së rreth 119 djemve me një moshë mesatare 12 vjeç në një kamp veror. Rezultoi se ata që shkuan në shtrat vonë, kishin tendencën që gjatë natës të merrnin ushqime jo të shëndetshme, pije me sheqer dhe ëmbëlsira, krahasuar me ata që flinin më herët. Në fakt, kur flini pak, krijohet një çekuilibër midis dy hormoneve “grelina” dhe “leptina”.

Këto të fundit kanë për detyrë të rregullojnë në mënyrë efektive ndjenjën e oreksit dhe atë të ngopjes. Të hash gjatë natës është konsideruar një zakon i keq sepse gjatë kësaj kohe trupi duhet të rikuperojë energjinë që do të përdoret për ditën tjetër.
Natën, hormoni i rritjes HGH, favorizon ndjeshëm sintezën e proteinave dhe yndyrnat
Nëse stimulojmë insulinën gjatë natës, sheqernat e tepërta shumë lehtë do të shndërrohen në yndyrë dhjamore, thotë studimi.

Prandaj dhe sipas studimit, ata që hanë natën janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Shpesh ajo që na shtyn të konsumojmë ushqime të thata gjatë natës nuk është ndjenja e urisë por tensioni i grumbulluar gjatë ditës dhe stresi që të “ushqen” një lloj “urie nervoze” që sipas studimeve nuk duhet të nënvlerësohet. Në fakt, stresi ndikon në mënyrë të pashmangshme tek hormonet, tek cilësia e gjumit, oreksi dhe tek zakonet tona të ngrënies. Ushqimi gjatë natës të kthehet gati në një patologji kur zgjohesh hera herës nga gjumi dhe ndjen se ke një nevojë të pakontrolluar e të detyrueshme për të ngrënë.

Nëse këto zakone ndodhin të paktën dy herë në javë dhe nëse konsumoni një sasi të madhe të kalorish gjatë natës atëherë duhet të shqetësohuni sepse ajo është absolutisht një çrregullim. Por si shmanget kjo? Nutricionistët këshillojnë se nuk duhet të kënaqeni me urinë gjatë natës. Për një ekuilibër të saktë metabolik është e nevojshme që ju të përqendroheni tek një mëngjes i pasur edhe me sheqerna. Ajo duhet të pasohet më pas me një drekë të plotë dhe darkë krejt të moderuar. Ky zakon të ngrëni do të çonte në stabilizim të metabolizmit dhe përdorimin e saktë të yndyrave rezervë.