Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 456 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid, për zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së virusit COVID-19. Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj 1 biznesi një masë administrative për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore. Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë bërë me kërkesë të vetë subjekteve ushqimore asgjësime produktesh ushqimore.
Konkretisht në një biznes janë asgjësuar 560 kg produkte ushqimore dhe 72 mijë kokrra vezë të dëmtuara ose me afat të kaluar përdorimi. Gjithashtu në një tjetër subjekt me kërkesë të këtij të fundit janë asgjësuar 28 878 produkte ushqimore. Trupat inspektuese të AKU-së kanë dhënë edhe 30 paralajmërime në biznese, në të cilat mungonin librezat shëndetësore, higjienizimi i mureve dhe tavaneve, sistemim produktesh nëpër rafte, si dhe mungesë të planeve 3D.
“Në vijim të planit të marrjes së mostrave, janë marrë 26 mostra vetëm në monitorim të qumështit, për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike”, thuhet në njoftimin e AKU-së.