Gjatë këtij sezioni vere ka edhe të rinj të cilët punojnë. Gazetari, Granit Sokolaj ka publikuar një foto nga plazhi, ku shihet një vajzë që shet libra. Vajza shfaqet e ngarkuar me libra në mes të vapës dhe përpiqet që t’i shesë ata. Ndërsa, Sokolaj shkruan se kjo është një vajzë për t’u marrë shembull.
Postimi i plotë: Nje vajze per t’u marre shembull! Ne piken e vapes, ka zgjedhur te ece brigjeve te Jonit, me nje stive librash ne krah dhe shume te tjera ne çante. Shijon detin nga larg, duke nxjerre ndoshta te ardhurat per shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vije nga Anglia apo Zvicra e t’i ofroje pushimet ne Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund te postonte foto te bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti perpara. Ka zgjedhur te mos jete “sk llave” ofertash, por shitese levizese librash.