Me anë të një postimi Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tregon se është gati kantieri i ndërtimit nga themelet të Godinës Qendrore të Arkivave të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Durrës.
Postimi i plotë:
? Situata si i gjetëm arkivat, dosarët, ambientet ku punonjësit duhet të përpunonin të dhënat e të kërkonin dosje mjetesh, drejtuesa të mjeteve apo licensave të transportit për t’u shërbyer qytetarëve/subjekteve me vonesa në shumicën e drejtorive rajonale, me humbje kohe e dosjesh! ?
Ndaj (pritet vetëm zbardhja e lejes, projektimi e prokurimi janë kryer!), nisim ndërtimin e Qendrës së re të Arkivave Qendrore të DPSHTRR, në kompleksin rajonal në Durrës, ku do krijojmë kushte sigurie, pune komode e shpejtësie – përpunimi digjital e informatik të arkivave aktive për shërbimin dhe institucionet e treta! ??♂️⚒
Ndërsa kemi nisur edhe digjitalizimin dhe indeksimin e regjistrave fizikë të mjeteve, të drejtuesve të mjeteve e të regjistrave aktive në DPSHTRR me projektin e ri eARKIVA, pjesë e investimeve me fondet e vetë entit, për informatizimin e kërkimit të të dhënave, me siguri e sisteme! ???✔️
Godina tërësisht e re, 2312 m2 ndërtim, me 3 kate, me tërë standardet antizjarr e infrastrukturë teknologjike arkivash, e miratuar edhe në KKT dhe me oponencën zyrtare edhe nga IN, është investim që financohet nga fondet e DPSHTRR, falë mirëadministrimit të të ardhurave 2019-2020! ✌️??