Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Loti 3 i Unazës së Madhe të Tiranë, ku kanë përfunduar 70% e punimeve.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë pozitive të kantierit të Unazës së Madhe të Tiranës, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama. Me një investim prej 4.9 miliard lekë, ndërtimi i “Unazës së Madhe” të Tiranës, është një projekt madhor me impakt në zhvillimin e infrastrukturës së kryeqytetit.
Tashmë është zgjidhur problemi i shpronësimeve, ndërsa ka përfunduar 70% e volumit të punimeve. Unaza e Madhe do të lehtësojë trafikun në kryeqytet, por do të jetë edhe një tjetër vepër që rrit imazhin e Shqipërisë.
MIRËMËNGJES ?dhe me energjinë pozitive të kantierit të Unazës së Madhe të Tiranës, ju uroj një javë të mbarë?
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 16. August 2020