Reshjet në vend kanë vazhduar edhe ditën e sotme, ku pikërisht Pogradeci para një ore ka qenë nën pushtetin e tyre. Në videon e realizuar nga Report TV, udhëtimi me makinë ka qenë shumë i vështirë, pasi vrulli i reshjeve të shiut ka qenë shumë i madh. I gjithë vendi është kthyer në një re gri me stuhi, ku vështirë të dallosh rrugët.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme stuhitë pushtuan gjithë vendin nga veriu në jug duke prishur pushimet e shumë qytetarëve. Ky mot kapricoz do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës por më pas do të dalë dielli.