Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se 675 maturantë sivjet kanë zgjedhur të studiojnë në FA, në Bachelor, që hapet në tetor. Xhacka shprehet se të gjithë ata që zgjedhin FA, kanë një të ardhme shumë të mirë dhe punë të siguruar.

Postimi i Olta Xhackës: 675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! ???Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më  10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme. ?Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit ?Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi ?Tarifë studimi 0 lekë në vit ?Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurtë! Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!??