Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj del në mbështetje të shqiptarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e 30 gushtit që do mbahen në vendin fqinj.
Forcat politike shqiptare atje, ashtu sikruse vepruan në zgjedhjet lokale, janë të bashkuara për të maksimizuar numrin e mandateve në Parlament.
Veliaj sjell rastin e zgjedhjes së kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj i cili fitoi garën nën shembullin e bashkimit të shqiptarëve.
Statusi i plotë: Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Shqiptarët në Mal të Zi gjenden para një procesi të rëndësishëm politik, zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit! Miku im Nik Gjeloshaj i bashkoi vitin e kaluar gjithë subjektet shqiptare në Tuz dhe fitoi garën si Kryetar Bashkie! Ja pse bashkimi funksionon! Kësaj here, Nika është bartës i listës dhe me Genc Nimanbegun kanë afruar shqiptarët, nga të gjitha trevat në Mal të Zi. Është një rast ideal që votuesit shqiptarë atje duhet ta shfrytëzojnë masivisht duke votuar Listën Shqiptare Genci Nimanbegu- Nik Gjeloshaj, me numrin 10! ???
Mos harroni, #BashkimiBenFuqine! Forca! ?????. (Lexo.al)