Qytetarët e Malit të Zi po votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe në ato për asambletë në 5 komuna.Ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Gent Cakaj e cilësoi një ditë vendimtare për forcimin e faktorit shqiptar e ruajtjen e drejtimit euroatlantik të Malit të Zi

“Sot është një ditë vendimtare për forcimin e faktorit shqiptar e ruajtjen e drejtimit euroatlantik të Malit të Zi.
Ndaj ju bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë vëllezërve e motrave tona në Mal të Zi të vazhdojnë daljen masive në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Shqiptare me numër 10”, deklaroi Cakaj.