I mandatuari për të formuar qeverinë e re të Shkupit, Zoran Zaev, ka bërë thirrje që në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit qytetarët e Malit të Zi të votojnë për Milo Gjukanoviç. Në fjalën e tij, Zaev përmendi arritjet e shkuara të Gjukanoviçit duke shtuar se tanimë Mali i Zi dhe më i angazhuar se kurrë në rrugën drejt bashkësisë së demokracive evropiane. Mali i Zi, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, të udhëhequr nga miku im i mirë Milo Gjukanoviç, u bë anëtar i NATO-s dhe hapi të gjitha kapitujt me Bashkimin Evropian. Ky është një shembull i ndritshëm në një Ballkan tjetër të trazuar. Ne jemi pjesë e Evropës dhe kështu duhet të sillemi. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të dilni më 30 gusht për të votuar, tha Zaev në video-mesazhin e tij. Por Zaev nuk është i vetmi që ka shprehur mbështetjen e tij për kryetarin e partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, pasi pak ditë më parë edhe Rama dërgoi të njëjtin mesazh duke folur edhe serbisht.Në një intervistë më pas, kreu i qeverisë shqiptare e pranoi se mesazhin mbështetës ia kishte kërkuar vetë Gjukanoviç.