Të shohësh dy foto në kohë të ndryshme të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha është mbresëlënëse. Fotoja e 14 shtatorit 1998, kur protestues dhe militantë të PD-së në opozitë sul muan me antit ank selinë e Qeverisë, dhe fotoja e vetëm një viti më parë, kur Partia Demokratike, sërish në opozitë mori një sërë protestash me qëllim rimarrjen e pushtetit. Ndryshimi?
Nga antit anku, në sulm me shtizë pas 21 vjetëve, dhe me të njëjtin qëllim: Marrjen e pushtetit. Cdo gjë mund të thuhet për Partinë Demokratike, por njëra është tashmë e qartë: Nuk ka durimin të presë zgjedhje për të marrë pushtetin nga populli. Me antit ank apo me shtizë, e kërkon pushtetin me të gjitha mjetet në dispoizicion. Cila do të jetë fotoja e ardhshme? Supozimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Dikush sygjeron një palë shtiza për triko që lideri i saj historik, Sali Berisha, të thurë netëve të dimrit para oxhakut në vilën gjigande të Gjirit të Lalëzit, gjithë ëndrrat për ardhjen në krye të gjithë Shqipërisë. Dikush tjetër sygjeron mjete të tjera për drejtuesin Lulzim Basha. Fantazitë e fotos së ardhshme të sulmit të PD-së janë nga më të ndryshmet.(shqiptarja.com)