Pasi ka përfunduar pretendimet për territore në tokë, Rusia tani ka hedhur sytë nga hapësira dhe ka zgjedhur Afërditën, për të cilën thotë se është një planet rus.
Këtë javë, Dimitry Rogozin, shef i korporatës ruse të hapësirës, Roscosmos, zbuloi se vendi planifikon të çojë misionin e tij në Afërditë përveç misionit të përbashkët të planifikuar me SHBA “Venera D”. Rogozin foli para gazetarëve në ekspozitën HeliRusia 2020, një ekspozitë ndërkombëtare e industrisë së helikopterëve në moskë. “Rifillimi i eksplorimit të Afërditës është në axhendën tonë”, i tha ai gazetarëve. “Ne mendojmë se Afërdita është një planet rus ndaj nuk do ta lëmë pas dore”, tha ai.
“Projekte të misioneve në Afërditë janë përfshirë në programin tonë të qeverisë për eksplorimin rus të hapësirës për vitet 2021-2030. Deklarata erdhi pasi shkencëtarët zbuluan se një gaz në tokë, i quajtur Fosfinë, ishte pikasur po ashtu në atmosferën e Afërditës. Afërdita ka përmasa të ngjashme me tokën dhe është fqinji më i afërt planetar i yni, por ajo rrotullohet rreth diellit në drejtim të kundërt krahasuar me planetët e tjerë.
Sipas agjencisë hapësinore evropiane, Rusët kanë eksperiencë kur flitet për Afërditën. Në faqen e saj të internetit shkruhet: Mes viteve 1967-1984, studime për Afërditën të kryera në rusi ishin lidere për sa i takon kërkimeve ndërkombëtare për këtë planet.
Që atëherë, Rusia ka ruajtur ekspertizën e saj unike në projektimin dhe zhvillimin e mjeteve që mund të ulen në Afërditë dhe vazhdon të thellojë punën shkencore për to.