Trupat inspektuese të Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë vijuar gjatë kësaj fillimjave inspektimin dhe monitorimin e subjekteve tregtare ushqimore për respektimin e protokolleve të sigurisë ushqimore edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid.
AKU njofton se kryer 452 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Taskforca këmbëngul në zbatimin e protokollove të sigurisë si mënyrë e vetme për shmangien e shpërndarjes së virusit.
Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative në një subjekt për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore, si dhe janë dhënë 27 paralajmërime nëpër biznese, kryesisht për mungesë të shërbimit 3D, mos rinovim të analizës së ujit, ambiente prodhimi të pa sistemuara etj.
Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 25 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren, në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.