Gjatë 7 viteve të fundit, barra e taksave për 110 mijë sipërmarrje të vogla ka ardhur duke u ulur dhe sot është zeruar si në asnjë vend të rajonit. Kryeministri Edi Rama ndau sot fakte konkrete të cilat tregojnë qartë ndryshimin rrënjësor të barrës së taksave për 110 mijë sipërmarrje të vogla.
“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë të kuptueshme për çdo sy që nuk mbyllet para fakteve, e cila tregon qartë ndryshimin rrënjësor të barrës së taksave për 110 mijë sipërmarrje të vogla, që gjatë 7 viteve të fundit ka ardhur duke u ulur dhe sot është zeruar si në asnjë vend në rajon – jo me fjalë, po me ligjin e miratuar në korrik në Kuvendin e Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Në vitin 2013 biznesi i vogël paguante 20% TVSH ndërsa sot e ka 0%. Po ashtu, në vitin 2013 biznesi i vogël paguante 10% për tatimfitimin, ndërsa në vitin 2020 e ka 0%.
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë të dhënë të kuptueshme për çdo sy që nuk mbyllet para fakteve, e cila tregon qartë ndryshimin…
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 22. September 2020