Lulzim Basha nuk ka pritur vjeshtën apo ndonjë konkluzion zyrtar sa i përket valës së dytë të infektimit nga Covid-19. Mbrëmjen e së enjtes, me një grup mjekësh në selinë e PD, ai u shpreh se vala e dyte nuk ekziston. Basha u shpreh se shtimi i rasteve lidhet vetëm me faktin se qeveria nuk e dëgjoi atë, për të testuar mësuesit.

“Mjekët janë të demotivuar. Ne duhe t’i dalim para të keqes së madhe që po pllakos sistemin. Ushtria e mjekëve është e raskapitur” – tha kryetari i PD ndër të tjera. Edhe pse nuk ka qenë kurrë në ndonjërin prej tyre, Basha shtoi se situata në spitalet e “Covid” është në prag të katas trofës.

Ndër të tjera, kreu i PD tha se qeveria po e humbet kohën me propagandë boshe dhe se pandemia nxori zbuluar kushtet e vështira të shëndetësisë. Javanews/