Bayern Mynih nuk do të kthejë Ivan Perisic. Kjo u njoftua nga Hansi Flick dje, gjatë një ngjarje në Muzeun Bayern, duke iu përgjigjur atyre që kërkuan lajme në lidhje me të ardhmen e sulmuesit kroat të krahut. Kemi vendosur të mos llogarisim më Coutinho, Odriozola dhe Perisic.Situata është e ndryshme për Thiago Alcantara dhe David Alaba, të cilët mund të largohen nga Bavaria në ditët e ardhshme: Situata është e komplikuar. Për sa kohë që ata janë në skuadrën tonë, do të planifikoj sezonin bazuar në praninë e tyre. Kujtojmë që sezonin e shkuar, Perisic luajti 27 ndeshje duke shënuar 5 gola mes Bundesliga, Kupës së Gjermanisë dhe Champions, kompeticione që i fitoi të treja duke bërë Tripletë!