Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, pas akuzave të kryetares së LSI Monika Kryemadhi, duke dhënë një detaj mbi pyetjen, aq shumë të komentuar, që iu ra maturantëve në testin e letërsisë: Çfarë bëri Turi? Shahini njofton se pyetjes i janë përgjigjur saktë rreth 12 mijë maturantë.
Statusi i plotë: Për të gjithë ata që akoma pyesin se Çfarë bëri Turi?, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim .