Franz Beckenbauer nuk shfaqet pothuajse fare në publik pas disa viteve të vështira që ka kaluar. Në korrik të vitit 2015, djali i tij humbi betejën me një tumor në tru. Gjithashtu, Kaizeri i futbollit gjerman u përfshi në polemika për caktimin e Botërorit 2006 në Gjermani, pa përmendur këtu disa operacione për probleme shëndetësore. Dy ditë para ditëlindjes së tij të 75, Beckenbauer tha për Bild se ka ndryshuar mënyrë jetese: Kur mbusha 50 vjeç nuk pata ndonjë ndjesi të veçantë, as kur mbusha 70.Por, tani mbush 75 dhe për herë të parë kam nisur të mendoj për vd ekjen. Shpresoj që Zoti të më japë ende dhe shumë vite të tjera, por nuk i dihet. Njeriu kupton në këtë moshë se koha është e kufizuar.

Ish-futbollisti i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, skuadra me të cilat ka fituar gjithçka, thekson se nuk ka frikë: E di që do të vd es një ditë, por nuk kam ankth për diçka që nuk e kam në dorë që ta ndryshoj. Falenderoj Zotin për jetën që më bëri të jetoj.