Kryeministri Edi Rama inspektoi sot disa biznese të vogla në qytetin bregdetar të Vlorës, ku theksoi se “bizneset janë çliruar nga tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve. Shqipëria si asnjë vend tjetër do të jetë pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029”.
“Shpresoj me heqjen e tatmit fitimit dhe të TVSH-së të rritet paga sadopak e punonjësve hap pas hapi. Por ajo që është kryesorja e kemi disktuar si një aspekt themelor të kësaj mase për të hequr tatimin e TVSH për bzinesin e vogël që t’iu çlirojë nga çdo lloj tensioni të inspektorëve”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo është kryesorja e dimë shumë mirë se sipas nesh pjesa më e madhe e tyre e bëjnë detyrën me korrektesë mjaftojnë ata që nuk e bëjnë me korrektesë që të hedhin në lumë të gjithë përpjekjet për ti dhënë biznesit frymëmarrje të lirë. Shpresoj shumë që me këtë do jeni përfundimisht të lirë në aktivitet. Natyrisht do mbetet për tu monitoruar pagesa e rregullt, punonjësit e regjistruar dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, këto janë aspeketet që nuk duhen lënë”.
“E nisëm deri në 80 milionë lekë që bëmë një zbritje të fortë gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë, se të gjithë e kishin 10% pastaj e shtrimë në 120 milionë tani e çuam në 140 milionë deri tek 100 milionë pa taksa pa TVSH, tek 140 pa taksa po me TVSH”, – tha Rama.
Kryeministri Rama bëri të ditur se “sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se sigurimet shoqërore janë për të mirën e punonjësve. Ne duam që biznesi ti shikojë tatimet si mbështetës e konsulentë dhe e kemi foksuar punën tonë nga zyra në mënyrë që inspektimi të mos bëhet më në terren, por ta bëjmë nga zyra dhe të shihemi si bashkëpunues. Ekonomia ndonëse ka qenë një vit i vështirë në zonat turistike ka vazhduar të ecë”.
Sipas saj, në qytetin e Vlorës janë 5800 biznese që përfitojnë nga heqja e tatim fitimit dhe TVSH.
Pronarët e biznesve u shprehën të kënaqur me heqjen e TVSH dhe tatim fitimit.
Një pronar biznesi tha se “ky sezon ishte pak i vështirë, por mendoj se e kaluam me sukses. Shpresojmë që vitin tjetër të jetë një vit më i mirë. Pagën e luftës e morëm që në maj. Heqja e TVSH dhe tatim fitimit ishte gjëja më e mirë për biznesin. Të gjithë punonjësit i kanë marrë pagat e luftës”.