Në vitet 2006-2013 biznesi i vogël ka paguar 19 miliardë lekë taksa, ndërsa në vitet 2014-2019 5.3 miliardë lekë. Kryeministri Edi Rama ndau sot disa të dhëna mbi taksat e paguara nga biznesi i vogël në vitet e qeverisjes së mëparshme dhe gjatë qeverisjes socialiste.
“Mirëmëngjes dhe duke ju ftuar ta shikoni sa taksa ka paguar biznesi i vogël në vitet e qeverisjes së atyre, që taksonin më shumë një furrë buke se sa 15-katëshin, dhe sa ka kursyer nga ulja e taksave në vitet e zbatimit të parimit tonë themelor, “kush fiton më pak, paguan më pak!”, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Në total biznesi i vogël ka kursyer nga taksat 13.7 miliard lekë ose 130 milionë dollarë.