Punimet për bypass-in e Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, ka vijuar me intensitet të lartë. Tashmë, janë përfunduar 53% e punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se punimet po vijojnë me ritme të larta në mënyrë që të përfundojë brenda afatit të përcaktuar në kontratë.

“Po punohet me ritme të larta në këtë vepër infrastrukturore, ndër më të rëndësishmet në jug të vendit, për ta përfunduar brenda afatit të përcaktuar në kontratë”, ka informuar ARRSH.

Bypass-i i Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit, ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

E gjithë vepra do të jetë plotësisht e aksesueshme në fillim të vitit 2021.