Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë. Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luf tën kundër kr mit të orga nizuar dhe kor rupsionit.

“Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luf tës kundër kor rupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me pjesëmarrjen në këtë forum.

Gjithashtu, kryediplomati Cakaj bëri me dije se mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e trasparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

“Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së ndërkaq, është duke kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efiçient të teknologjisë kundër kor rupsionit”, shprehet Cakaj.