Ashtu si sezonin e kaluar, edhe këtë sezon të ri televiziv Marina dhe Luana do jenë ‘rivale’ me njëra-tjetrën, pasi të dyja do i shohim në të njëjtën kohë në televizion me emisionet e tyre. Përkatësisht “Klanifronia” dhe “Shiko kush luan” transmetohen çdo të shtunë në orën 21:00 dhe duhet ta pranojmë se zgjidhja se kë të shohim më parë do jetë tepër e vështirë.

“Shiko kush Luan” u rikthye në ekran mbrëmjen e së shtunës së 26 shtatorit pas shumë muajsh që kur u ndërpre me të ftuar: Lori Hoxha, Mozzik, Kida, Emina Cunmulaj, Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Arbër Hajdari, Elita 5 dhe Elita Ziberi.

Ndërsa ‘Klanifornia’ ka nisur sezonin e ri prej disa javësh duke mbërthyer teleshikuesit para ekranit me humor dhe spektakël. Por, cili emision u ndoq më shumë këtë fundjavë? Nëse bazohemi në klikimet e You Tube, që janë një tregues goxha i madh, dukshëm duhet ta themi se Luana e fitoi ‘betejën e parë’ për këtë sezon me Marinën. Publikut duket se i ka munguar Luana dhe për 1 ditë e ka klikuar 610 mijë herë, kurse “Klanifornia” është parë në këtë platformë 69 mijë herë.