Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe vonesa edhe me nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit. Konkretisht dy tragete janë nisur nga Durrësi drejt Barit me 10 orë vonesë, ndërsa kanë mbërritur në portin e Durrësit edhe dy tragetet që janë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme nga Bari.

Për shkak të detit të trazuar, dallgëve dhe erërave të forta, anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë bllokuar dhe nuk mund të lëvizin.