Ousmane Dembele e ka hedhur poshtë një ofertë nga Manchester Unitedi, për siç thuhet arsye se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë. Anësori francez Dembele është plotësisht i përqendruar dhe përkushtuar ta vazhdojë karr ierën në Camp Nou.

Për këtë arsye ai e ka refuzuar një ofertë nga gjiganti i Premierligës Manchester United, sipas Inside Football. Thuhet se Unitedi i kishte ofruar rreth 60 milionë euro për francezin dhe se Barcelona e kishte pranuar ofertën.

Barça është e hapur ta shesë 22-vjeçarin, për shkak se do ta përforcojë sulmin me anësorin e Lyonit, Memphis Depay.