Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në arkipelagun e Ishujve Kuril, për të cilin Rusia dhe Japonia kanë një mosmarrëveshje prej dekadash.

Japonia pretendon sovranitet mbi të paktën katër prej ishujve. Sipas agjencive shtetërore ruse të lajmeve, Putin “vizitoi personalisht Ishujt Kuril për herë të parë”, ku inspektoi Varyag, kryqëzorin e klasit Slava dhe anijen kryesore të Flotës Ruse të Paqësorit, raportoi TASS.

Pas vizitës në Juzhno-Sakhalinsk, në ishullin Sakhalin, presidenti rus shkoi në Iturup, një tjetër ishull i arkipelagut, ku vizitoi një fabrikë përpunimi peshku.

Vizita ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Tokio, e cila e kundërshton sovranitetin rus mbi ishujt.