Prania e Gerry Cardinale në Milanello nuk kalon pa u vënë re. Gjatë kësaj të enjteje, pronari i kuqezinjve ka një takim me trajnerin Ruben Amorim për të bërë një përmbledhjeve të shenjave të marra nga skuadra në turne dhe për të kuptuar hapësirat për lëvizjet në merkato.
Mes largimeve të nevojshme për të ‘shpopulluar’ një skuadër me shumë futbollistë dhe objektiveve për blerjet, pronari i klubit dhe trajneri, nuk do të merren me çështjen e kthimit me vonesë të Maignan dhe Adrien Rabiot të vënë në shënjestër nga tifozët për pushimet e tyre ekstra pas Botërorit.
Të dy futbollistët konsiderohen si shtyllat e Milanit të ri dhe nuk janë në merkato. Zërat për Maignan ishin të shumtë, por portieri francez në janar rinovoi deri në 2031 dhe mbetet në qendër të projektit të Amorim. Prej tij nuk kanë ardhur sinjale ndryshe dhe si Cardinale ashtu edhe trajneri do të flasin me të në momentin që do të kthehet në Milano për të marrë konfirmime në këtë aspekt.










