Bllofi i rradhës është i ish-deputeti Bardh Spahia, i cili, duke duke vënë shenjën e barazimit mes cdo rasti që paraqitet në urgjencë dhe operacioneve të kryera, ka treguar se nuk është vetëm i padituri i madh i mjekësisë.
I padituri i profesionit që nuk e ushtroi kurrë, tashmë ka kaluar tek një fushë që Partia Demokratike ka dhënë prova se nuk e ka të panjohur formulën 7X7=42.
Duke barazuar urgjencat që paraqiten në spital me operacionet e kryera, ish-mjeku dhe ish-deputeti, ne tentativën e dështuar për të bërë matematicienin, nuk dihet nëse nga padija apo keqdashësia, ka vënë shenjën e barazimit mes urgjencave të paraqitura dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.